Trajneri Munishi takon Takajn: Vetëm ne të shkatërrojmë, shqiptarët spiunllëqe dhe intriga dinë

Ismet Munishi e ka kthyer Ballkanin në një ekip pretendent për të fituar kampionatin në Kosovë. Kjo nuk është pak për këtë skuadër që nuk kishte këto objektiva në fillimin e sezonit.

Përveç vlerave të mëdha si trajner, Munishi shquhet edhe për deklaratat e pastra dhe pa dorashka që jep në media. Së fundmi ka pasur edhe një takim me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takajn. Në foton e postuar në “Facebook”, ka pasur një koment edhe mbi dënimin e korçarëve në Europë duke akuzuar për spiunllëqet dhe intrigrat që thurren nga shqiptarët,

“Ky burrë këtu Ardian Takaj dhe skuadra  e Skënderbeut kanë bërë diçka që asnjë skuadër as president klubi shqiptar nuk e ka bërë me parë. Por siç dimë vetëm ne shqiptarët të shkatërrojmë, shkatërruam lokomotivën e futbollit mbarë kombëtare, me intriga, shpifje e spiunllëqe. Forca Skënderbeu se do të dalësh fitimtar si gjithmonë”, shkruan Munishi. /Sport Ekspres/