“Trajneri më quante majmun”, futbollisti rrëfen racizmin në Serie A: Më thoshte të kthehem në xhungël, ju marrim vetëm se vraponi

Racizmi është ktheyr në një fenomen shqetësues që edhe pse vitet kalojnë ende nuk është zhdukur nga shoqëria njerëzore. Së fundi protesta të shumta kanë shpërthyer në lidhje me këtë çështje duke marrë shkak edhe nga vrasja e George Floyd në SHBA. Ndërkohë edhe futbollistët kanë rënë pre e racizmit shpesh herë, sidomos në Itali, ku ky fenomen ka është mjaft i përhapur.

Këtë e konfirmon edhe Fafa Picault. Ky i fundit i lindur në Neë York nga prindër nga Haiti, provoi të niste karrierën e tij në futbollin Italian, ku në moshën 16-vjeçare iu bashkua Cagliarit. Por eksperienca prej 5 vitesh në Europë nuk ka lënë shije të mirë për të, teksa ka vuajtur mbi supe racizmin, madje edhe nga vetë trajneri dhe shokët e skuadrës.

“Ka forma të ndryshme racizmi. Unë e kam përjetuar atë ndryshe në dhomat e zhveshjeve dhe në stadiume. Kur u transferova në Itali isha rreth 16 vjeç dhe kalova te skuadra e parë rreth 17 vjeç.  Trajneri ynë në atë kohë me ekipin e rezervës ishte ndoshta një nga njerëzit më të këqij që kam takuar. Çdo ditë, unë duhej të merresha me të duke më quajtur majmun ose duke më thënë se duhet të kthehem në xhungël në Afrikë, lojtarët me ngjyrë nuk kanë teknikë, ju jeni thjesht të shpejtë, shkoni të vraponi, ju sollëm këtu për të vrapuar.

Nuk më solli ai, presidenti më solli, por ai tha se kjo është ajo për të cilën u solla unë. Kur ne do të stërviteshim ai thjesht do të thoshte gjithçka që ishte e keqe. Nëse i thoja një djali më të ri të bënte diçka do të thoshte: ‘Jo, duhet ta bësh sepse je i zi’. Unë do të kisha postera majmunësh ndonjëherë në dollapin tim dhe unë isha duke u përleshur me grushta ndoshta dy herë në javë”, rrëfen Picault./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *