Trajneri më i ri i Bundesligës refuzon Realin?

Reali i Madridit është ende pa trajner që pas dorëheqjes së legjendarit Zinedin Zidan, ndërsa në media kanë dalë emra pa fund si kandidatë për ra pasuar.

Sot Sport Bild del me një lajm të bujshëm: Realin e ka refuzuar trajneri i Hofenhajmit Julian Nagelsman.

Vetëm 31 vjeç, Nagelsman drejton prej vitit 2016 Hofenhajmin, që ka bërë një zbulim të vërtetë, sepse me këtë trajner “adoleshent”  loja dhe rezultatet kanë qenë fantastike.

Gjithsesi, Nagelsman ka refuzuar ofertën e Realit për të mos u djegur, sepse është e qartë që kalimi nga Hofenhajmi te Reali, në një moment kur në Madrid vjen era revolucion, është një bast tepër i rrezikshëm.

Presidenti i Hofenhajmit i ka rinovuar kontratën deri në 2021, duke i premtuar se do ta lërë të lirë nëse i vjen ofertë e madhe në vitin 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *