Trajneri më i mirë i sezonit: Dominim argjentinas, zero… italianë

0

FIFA ka shpallur dhjetë kandidatët për trajnerin më të mirë të sezonit 2018/2019. “The Best Fifa Football Awards” do të shpallë fituesin me datë 23 shtator në një mbrëmje gala që do të organizohet në Milano.

Ajo që bie në sy është mungesa e trajnerëve italianë, ndërkohë që në listë janë tre argjentinas (Gajardo, Gareca, Poçetino). Sarri arriti të fitonte Ligën e Europës me Çelsin, por një arritje e tillë është e cilësuar e pamjaftueshme për t’u bërë kandidat.

Favoriti i madh mbetet Jurgen Klop, i cili riktheu trofeun e Champions Ligës në Liverpul pas 14 vitesh. Gjermani kishte dështuar në dy finalet e para dhe Madridi i solli fat kësaj here.

Lista e plotë e 10 trajnerëvë kandidatë për çmimin e madh

Jurgen Klop – Liverpul. (fitoi Champions Ligën)
Marçelo Gajardo – River Plejt (fitoi Kupën Libertadores)
Rikardo Gareca – Peru (dërgoi kombëtaren latine në finalen e Kupës së Amerikës)
Pep Guardiola – Mançester Siti (fitoi Premier Ligën dhe dy trofe të tjerë)
Mauricio Poçetino – Totenhem (dërgoi Spurs për herë të parë në finalen e Champions Ligës)
Fernando Santos – Portugalia (fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren luzitane)
Erik Ten Hag – Ajaks (dërgoi ekipin në ½ finale të Championsit, fitoi kampionat dhe kupë)
Djamel Belmadi – Algjeria (fitoi Kupën e Afrikës)
Didier Deshamp – Francë (fitoi Kupën e Botës)
Tite – Brazil (fitoi Kupën e Amerikës)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.