Trajneri mbajti premtimin/ Dërmaku debuton në goleadën e Parmës

Gjatë verës Kastriot Dërmaku bëri trasferimin e bujshëm duke iu bashkuar Parmës në Seria A. Mbrojtësi shtatëlartë nën urdhërat e trajnerit Roberto priti plot tetë ndeshje për të bërë debutimin e tij zyrtar në kampionatin italian. Parma pikërisht në javën e tetë shkatërroi me rezultatin 5-1 skuadrën e Genoa. Mbrojtësi i Kombëtares qendroi në fushë për 75′ minuta duke mos i forcuar shumë në lojën e tij luftarake duke qenë se Geona rrezikoi pak në portën e Parmës.

I besuari i Rejas ka gjetur veten edhe tek Kombëtarja ku sëbashku me Ismajlin formojnë një dyshe premtuese. Edhe aktivizimi i ndeshjes ndaj Parmës mendohet të ketë ndikim nga perdormanca e mirë e Dërmakut dhuruar në kualifikueset e Euro 2021. Ndërkohë Parma gëzon komoditetin në mesin e tabelës të klasifikimit të përjetshëm, pozitë që mund t’i dhurojë më tepër minuta edhe Dërmakut./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *