Trajneri largohet nga stoli pas dy vitesh, Korabi dhe Bubeqi ndajnë rrugët

Dorjan Bubeqi i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin e Korabit, teksa ka bërë sot të ditur se nuk do të jetë më në krye të pankinës së ekipit. Korabi aktualisht mban vendin e 4-t në renditje, ndërsa Bubeqi ka mbajtur postin e trajnerit te skuadra dibrane për më tepër se dy vite.

Trajneri ka bërë të ditur këtë vendim përmes rrjetit të tij social në “Instagram”, ku nuk nguron të falenderojë të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar gjatë kohës që ka qenë në stolin e dibranëve. Gjithashtu edhe vetë klubi ka njoftuar më pas këtë ndarje me trajnerin e tyre. Korabi momentalisht është në vendin e 4-t në grupin A të Kategorisë së Parë, ndërsa qëllimi kryesor është ngjitja në një kategori më lart, në atë të elitës së Shqipërisë, gjë të cilën ua uron edhe trajneri Bubeqi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *