Trajneri Krasniqi tregon problemet: Prindi do që të luajë me Kosovën, ndërsa djali jo

Kosova po zhvillohet shumë në arenën e futbollit dhe si dëshmi shërbejnë rezultatet e marrë nga përfaqësuesja A, por edhe nga të rinjtë. Trajneri Ramiz Krasniqi, që drejtohen U-19 e dardanëve, ka treguar edhe pengesat që është përballur gjatë kësaj kohe.

Në emisionin “Favorit”, është folur edhe për disa prej tyre. Kështu, Krasniqi tregon rastet kur prindi i futbollistit kërkon që djali i tij të luajë me dardanët, por në fund zgjidhet një tjetër Kombëtare.

“Të gjithë kosovarët duhet që ta duan shtetin e tyre dhe që të sakrifikojnë ofertat e mira. Shqipëria është pothuajse i të njëjtit vend. Unë kam kaluar përvoja të hidhura kur prindi ka dashur që djali të luajë me Kosovën, por djali ka dashur të shkojë në një Kombëtare tjetër. I kam thënë direkt jo, nuk do të marrë”, ka thënë Krasniqi. /Sport Ekspres/