Trajneri kishte premtuar makinë për roveshatën, e surprizon afrimi i ri: Po ai tani erdhi

Trajneri i ekipit të Gremios, Renato Gauço, ka një premtim për të përmbushur dhe vlera e tij nuk është edhe aq e lirë. Gauço deklaroi se nëse një prej futbollistëve të tij shënonte gol me roveshatë, atëherë ai do t’i blinte një makinë të shtrenjtë si shpërblim.

Por tashmë ka ardhur momenti që trajneri brazilian të vërë në zbatim fjalët e tij, teksa lojtari Luciano që është bërë pjesë ekipit këtë verë, ka arritur të tundë rrjetën me një goditje me roveshatë nga brenda zone. Menjëherë pas golit braziliani i ka “kaluar topin” trajnerit të tij, duke inskenuar ngarjen e një makine gjatë festimit. Pas përfundimit të takimit, Gauço është shprehur se Luciano nuk mund të kërkojë një makinë prej tij dhe kjo për faktin se nuk ka qenë pjesë e ekipit të Gremios në kohën kur është dhënë ky premtim. Megjithatë, trajneri brazilian e mbylli duke thënë se ka për ta mbajtur fjalën e dhënë dhe se futbollisti i tij do të mund t’i gëzohet një makine që sipas tij ka për të qenë nga një markë e njohur.

“Teorikisht Luciano nuk mund të më këkojë mua një makinë, sepse u bashkua me ne tani dhe nuk ishte pjesë e ekipit kur unë bëra atë deklaratë. Përpos kësaj, ai do të marrë një makinë nga unë dhe ka për të qenë një markë e njohur”, është shprehur Renato Gauço./Sport Ekspres/