Trajneri Jonuz kërkon qetësi pas fitores: Unë jam komandanti i Vllaznisë, askush tjetër

Vllaznia ka arritur të fitojë me rezultatin 1-3 në transfertë ndaj Flamurtarit, duke kaluar në vendin e dytë të renditjes. Një reagim i menjëhershëm nga shkodranët pas asaj humbjes të pësuar ndaj Partizanit në javën e fundit.

Trajneri Jonuz është shprehur i lumtur për “Supersport”, duke vendosur theksin edhe te forca e kundërshtarit që kishin përballë.

“Flamurtari ishte një ekip shumë i mirë, por unë e kam parë si një ndeshje shumë psikologjike. Sot ishte një ndeshje vërtet e vështirë dhe jam i lumtur për këtë fitore. Nuk ka rëndësi shumë rezultatin, pasi edhe 1-3 të dhuron tre pikë. E kam thënë para shumë kohësh, kjo është renditja. Një fitore dhe je shumë lartë, ndërsa me një humbje je shumë poshtë. Drejtuesit e mi i dini se kush janë, por në fund, jam unë komandanti i ekipit, askush tjetër”, ka thënë Jonuz. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *