Trajneri “interist” zhyt edhe më keq Milanin, vërshëllimat e “San Siros” janë të gjitha për kuqezinjtë

Milani vazhdon me ecurinë negative të rezultateve dhe nuk po gjen pak frymëmarrje. Largimi i trajnerit Giampolo për të afruar Piolin, përveç emrit dhe mbiemrit të ndërruar në drejtimin e klubit, nuk ka ndryshuar asgjë tjetër.

Të njëjtat rezultateve negative dhe nivel i lojës që nuk po bind aspak. Madje që pa nisur punën te Milani, Pioli do të gjykohej dhe nuk dëshirohet nga tifozët kuqezinjë, pasi më herët kishte pranuar se ishte tifoz i Interit në fëmijëri.

Por gjërat ndryshojnë dhe Pioli duhej t’i përtypte fjalët. E nisi në mënyrën më të keqe në shtëpi, duke barazuar ndaj Leçes me rezultatin 2-2. Për të vazhduar me humbjen ndaj Romës në transfertë dhe fitoren e vetme me SPAL. Por kjo humbje ndaj Lacios me rezultatin 1-2 në mbrëmjen e sotme ishte e tepërt, pasi ishte shansi i vetëm për këtë klub që të kthente historinë e një nisje katastrofale.

Vetëm 13 pikë të marra në 11 ndeshje, më shumë sesa një klub që kërkon “Champions League”, të krijon përshtypjen e një ekipi që do të jetë i qetë për mbijetesën. Menjëherë pas fundit të ndeshjes ndaj kryeqytetasve të gjitha vërshëllimat bien mbi Milanin dhe lojtarët e saj. /Sport Ekspres/