Trajneri i Vrionit dhuron spektakël në prezantim: Ne jemi si gratë shtatzëna!

0

Venecia nuk po kalon një formë të mirë. Ekipi i Xhakomo Vrionit pësoi kundër Veronës humbjen e tretë rresht në Serie B dhe të katërtën në pesë ndeshjet e fundit.

Drejtuesit nuk duruan më dhe vendosën të shkarkonin Valter Zengën. Roli i trajnerit i është besuar një eksperti si Serse Kozmi, i cili është gati për të nisur aventurën e re. Venecia renditet e katërta nga fundi dhe do të luftojë fort deri në fund për të siguruar qëndrimin në kategori.

Kozmi është një trajner i njohur në Itali. Ai u bë i famshëm me Peruxhian vite më parë dhe njihet për karakterin e tij të nxehtë dhe deklaratat pikante. Kështu ka ndodhur dhe gjatë kësaj radhe.

80% e trajnerëve punojnë në bazë të pritshmërive, ndërsa pjesa tjetër kënaqen me faktin që nuk janë shkarkuar ende. Nuk pres asgjë normale nga ky lloj futbolli. Shkarkimi i Zengës besoj se ka qenë një vendim i vështirë në të gjitha aspektet. Unë isha me valixhe gati prej kohësh. Isha bërë si gratë shtazëna, të cilat mezi presin për të lindur”, deklaroi trajneri gjatë prezantimit te Venecia.

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.