Trajneri i Vllaznisë veçon lojën e mirë, Lika: E mbyllim kampionatin pa kompromise

0

Duke qenë se në javën e 15-të Vllaznia pësoi humbje 0-2 në Shijak, mendohej se skuadra shkodrane do të lëkundej në vazhdimësinë e ndeshjeve të fazës së dytë. Por si skuadra kryesuese e Grupit A, Vllaznia e ka bërë autokritikën menjëherë në javën e 16-të, edhe pse Shënkolli nuk ishte kundërshtar që mund t’ia vinte në dyshim fitoren. Gjithsesi, një fitore e nevojshme kjo, duke parë edhe pozicionin e skuadrave që e ndjekin në tabelën e renditjes.

Për SportEkspres.com, trajneri Hasan Lika deklaron se është meritë që Vllaznia shkoi +7 pikë nga Erzeni i vendit të 2-të, por më shumë vlerëson lojën e mirë të skuadrës së tij. “Tri pikët ishin në logjikën e 90 minutave dhe skuadra asnjëherë nuk e vuri në dyshim fitoren. Por mua dje më shumë më tërhoqi loja e mirë që zhvilloi skuadra, edhe pse Shënkolli nuk u tregua ndonjë kundërshtar që mund të na vinte në dyshim fitoren. Tashmë jemi +7 pikë nga vendi i dytë”, kështu theksoi sot Hasan Lika për fitoren në javën e 16-të.

Për teknikun tiranas të Vllaznisë, ndeshjet në vazhdim janë të forta ku në javën e 17-të luajnë në transfertë me Vorën e në javën e 18-të presin Ilirinë në Shkodër. “Ndeshjet në vazhdimësi do të jenë të vështira, sepse çdo skuadër kërkon maksimumin për të marrë sa më shumë pikë. Në fazën e 3-të krijohen vështirësi për çdo skuadër, por ne do bëjmë kampionatin tonë, deri në fund pa asnjë kompromis”.

Në dy ndeshjet e e fazës së dytë, Vllaznia ka një transfertë në me Vorën dhe një ndeshje në fushën e saj me Ilirinë e Fushë Krujës.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg