Trajneri i Vllaznisë “kërcënon” Tiranën: Nesër do ju themi “stop”, vetëm mos hidhni shishe

Ditën e nesërme do të luhet edhe klasikja e futbollit shqiptar mes nga lklubeve më me emër në Shqipëri, Vllaznisë dhe Tiranës. Trajneri i ekipit shkodran, Mirsad Jonuz, ka qenë sot përballë gazetarëve për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të tyre në konferencën për shtyp.

Kreu i pankinës së Vllaznisë tregon se situate pas ndeshjes me Bylisin është normalizuar, ndërsa thotë se lojtarët e tij nesër do i thonë stop serisë së fitoreve të bardhebluve. Ndërkohë Jonuz shton se vlerëson futbollistët Kale dhe Torasa nga Tirana dhe do t’i pëlqente që t’i kishte nën urdhërat e tij, ndërsa gjithçka e mbyll me një mesazh për tifozët shkodranë./Sport Ekspres/

-Është më e qetë situata pas asaj që ngjau në Ballsh?

Situata është normale. Mbas ndeshjes me Bylisin i kam shikuar lojtarët ballë për ballë dhe ato janë gati psikologjikisht për takimin me Tiranën. Është shumë e rëndësishme për skuadrën tim dhe për mua kjo përballje.

-Si e sikoni këtë takim ndaj Tiranës?

Do të jetë e njëjta situatë si me Bylisin, si me Tiranën. Pikët janë shumë të rëndësishme për ne. Për mua ky tre pikësh do të ketë vlerën e gjashtë pikëve. Nëse fitojmë nesër kundër Tiranës, për Vllazninë nuk do të ketë më probleme. Ne do të shikojmë dhe do të japim maksmumin tonë ndaj kësaj skuadre. Është një skuadër me shumë ekperiencë. Ato kanë 7 fiore, por nesër lojtarët e mi do t’i thonë stop.

-Tirana nën drejtimin e Egbo është e pathyeshme prej 7 ndeshjesh. Ju frikëson kjo statistikë?

Jo, jo, jo në asnjë mënyrë. Ne kemi një grup të mirë, lojtarë të mirë. Kemi bërë një start të mirë, si me Laçin e Bylisin dhe shpresoj se edhe në këtë takim do të kemi edhe një gjykim të mirë. Besoj se nesër lojtarët do të jenë të përqendruar në maksmumin dhe nuk do të kenë asnjë lloj frike ndaj Tiranës. Ato do të japim maksimumin.

-Si duket situate e ekipit para kësaj ndeshje?

Mund të them se të gjithë janë të gatshëm dhe në një gjendje mjaft të mirë. Kam në planet e mia sa I përket formacionit 13 lojtarë. Do të shikoj deri para startit të takimit se cilët do të jenë ato dy që nuk do ta nisin nga minuta e para dhe cilët do ta jenë në fushë. Por kjo nuk është e rëndësishme. Unë kam besim tek të gjithë lojtarët. Ato janë mirë fizikish,t psikologjikisht dhe ne nesër do të fitojmë.

-I keni marrë vetëm një barazim Tiranës këtë sezon, mos është koha për fitore?

Po, ne do të kërkojmë vetëm fitore në këtë takim. Gjashtë muajt e parë kemi patur probleme me grupin, nuk është si tani. Tani kemi një grup të mirë. E them me plot gojë se kam një skuadër të mirë, një skuadër të kompletuar. Të luash përballë Tiranës, Bylist e Partizanit është e njëjta për Vllazninë. Kemi kualitete të njëjta.

-Perballë sulmit më të mirë të kampionatit, mos do shohim një Vllazni më shumë të tërhequr, apo do të luajë që në momente e para edhe ajo në sulm?

Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë taktikisht si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kam folur këto ditë dhe kemi studiuar problemet taktike të kundërshtarit dhe problemet e tyre. Unë shikoj që lojtarët e mi të sulmit do të kenë mundësi të mira për shënim dhe do të shënojnë.

-I njihni mirë tanimë lojtarët e Tiranës, cili është lojtari të cilin do kishe dashur ta kishe në ekip?

Do të kisha dashur Kalen, Torasën, janë mesfushorë shumë të mirë. Janë dy lojtarë që bëjnë organizimin shumë të mirë tek Tirana. I pëlqej këto dy lojtarë.

-Çfarë pret nga tifozët nesër?

Nesër pres që të kemi shumë tifozë dhe të mbështesin fuqishëm Vllazninë. Por kam një mesazh për tifozët tanë: Ta mbështesin fort Vllazninë, por pa hedhur shishe në fushë. Sepse kjo nuk është në të mirë të Vllaznisë, as për lojtarët dhe as për klubin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *