Trajneri i Vijarealit, sinjal për Klopin

0

Trajneri i Vijarealit, Marselino, beson se skuadra e tij mund të bëjë historinë në Ligën e Evropës. “Mbase Liverpuli konsiderohet favorit për shkak të përvojës dhe emrit të klubit, plus fakti që eliminuan Dortmundin, një nga favoritët e mëdhenj. Por ne nuk e shohim veten si inferiorë ndaj tyre. Ne do të japim gjithçka nga vetja duke u përpjekur ta skualifikojmë këtë skuadër legjendare”, – u shpreh dje tekniku. “Liverpuli është skuadër e mirë me shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, të cilët luajnë futboll shumë dinamik. Ata janë shumë të mirë në kundërsulm dhe bëjnë shumë presing, sidomos në gjysmën e fushës. Ata s’do të na lejojnë të luajmë. Ne duhet të shohim për të gjetur ndonjë zgjidhje dhe ta kalojmë linjën e parë të presingut. Nëse e bëjmë këtë, do të jetë një hap i parë i madh.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image