Trajneri i Verderit kritikon Rashicën: Shumë larg pritshmërive!

0

Trajneri i Verder Bremenit, Florian Koefeld ka folur për mediat gjermane sot sa i takon ecurisë së ekipit, për disa lojtarë në veçanti, si dhe për pritshmëritë që ka në gjysmën e dytë të sezonit.

Aktualisht, Verderi renditet në mesin e tabelës në Bundesliga, në vendin e 10-të në kuotën e 22 pikëve. Kjo ecuri nuk ka qenë shumë e mirë për skuadrën gjermane dhe trajneri ka disa emra për të kritikuar, përfshirë këtu dhe Milot Rashicën.

Sipas trajnerit, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka ende shumë punë për të bërë, sidomos në fazën difensive: “Miloti ka bërë një kapërcim shumë të madh kur erdhi këtu. Pati kaluar një periudhë të vështirë dhe duket se po zgjat shumë.

Në aspektin sulmues, është i jashtëzakonshëm, por ka shumë punë për të bërë në mbrojtje. Ai kërkon të luajë në krah dhe për të luajtur në atë rol, duhet të ndihmojë skuadrën. Po u përmirësua në këtë aspekt, do të bëjë shumë mirë këtu”,- u shpreh trajneri i Verderit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.