Trajneri i Trabzonsporit e ul keq figurën Avdijajt, hyn nga stoli dhe e nxjerrë prapë nga loja

Donis Avdijaj është kthyer në një rast të veçantë në ndeshjen që ekipi i tij i Trabzonsporit humbi me shifrat 0-1 kundër Goztepes. Sulmuesi shqiptar e ka nisur lojën nga stoli për të hyrë në fushë në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46, kur Trabzonspori ishte në disavantazh.

Megjithatë, futbollisti shqiptar nuk e mbylli dot ndeshjen në fushën e lojës, pasi trajneri vendos t’a nxjerrë sërish jashtë në minutën e 82, duke e zëvendësuar me një tjetër lojtar. Patjetër që një gjë e tillë ndodh rrallë në botën e futbollit dhe një gjë e tillë i ka lënë një shije të hidhur Avdijajt. Për këtë arsye shokët e ekipit nuk kanë ngurruar t’i japin mbështetje, duke e përkrahur në këtë moment aspak të lehtë për të.

Ndërkohë mediat në Turqi bëjnë me dije se motive që e çoi trajnerin e Trabzonsporit për të marrë një vendim të tillë ishte pakënaqësia që ky i fundit kishte mbetur i kënaqur me lojën e sulmuesit 23-vjeçar. Për t’u theksuar vlen gjithashtu fakti se loja individuale dhe disiplina e munguar i kanë mohuar Avdijajt karrierën e artë./Sport Ekspres/

https://twitter.com/eray_1461/status/1190719163586752512