Trajneri i Suedisë kërkon falje për spiunimin e Koresë së Jugut

Suedia ka kërkuar falje për spiunimin që i ka bërë Koresë së Jugut në stërvitjet para Kupës së Botës. Korea e Jugut zbuloi dje se kishte ndryshuar shpesh numrat e fanellave të lojtarëve, për të hutuar vëzhguesin suedez, i cili sipas trajnerit Shin Tae-jong “duhet ta ketë pasur shumë të vështirë të dallojë lojtarët aziatikë, si çdo perëndimor”.

Trajneri Jane Anderson pasditen e djeshme nuk e mohoi pretendimin e Koresë së Jugut, duke kërkuar falje për incidentin në Austri, ku një anëtar i stafit suedez u fut në një seancë stërvitore me dyer të mbyllura, para se t’i kërkonin të largohej. Anderson ka sqaruar se i dërguari i tij Lars Jakobson nuk e dinte që seanca ishte me dyer të mbyllura.

“Ai pa nga distanca, duke qenë se nuk lejohej të ndiqte stërvitjen nga afër, por nuk e dinte paraprakisht këtë gjë, ndaj tentoi të futej. Duhet respekt për kundërshtarët, gjithnjë, ndaj kërkojmë falje nëse kemi dhënë mesazhin e gabuar”.

Vetë “spiuni” Jakobson ka pranuar ditët e fundit se kishte shkuar me mision në Austri, duke marrë edhe shtëpi me qira pranë kampit stërvitor të Koresë së Jugut, por trajneri Anderson nuk e komentoi këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *