Trajneri i San Zhulias: Ishim fantastikë, kemi 35% shanse

Trajneri i San Zhulias, Luis Blanko, ishte në humor të mirë pas humbjes së djeshme 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut. Drejton një ekip amator, por që dha maksimumin dhe u bë “gardh” përballë një Skënderbeu që në letër ishte jashtëzakonisht superior dhe duhej të fitonte me lehtësi.

Tani mund të them se do të ishte mirë të merrnim një barazim, por, nëse do të më thoshit që kjo ndeshje del 1-0 që në fillim, isha gati ta firmosja pa e luajtur. Besoj se kemi bërë një paraqitje të mirë dhe e dimë tashmë se kemi përballë një ekip shumë më të mirë se ne. Fusha jonë është më e vogël dhe kushtet na favorizojnë më shumë. Besoj se kjo e sotmja ishte dita më e mirë e ekipit tonë.

“Nuk kemi lojtarë që bëjnë diferencën, por kemi grupin pikën tonë më të fortë. Besoj se kemi 35% shanse për të kaluar më tej. Mund të kishim edhe më shumë, por Skënderbeu nga sot do të mendojë për ndeshjen, kurse ne do të kthehemi në punët e para që bëjmë. Rëndësi ka që ëndrra mbetet gjallë dhe të shohim ç’do të ndodhë në ndeshjen e kthimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *