Trajneri i ri pezull, Malota: Largimi i Likës nuk ndikon

Hasan Lika u largua nga stoli i Vllaznisë para pak ditësh dhe ende nuk është përcaktuar emri që do ta zëvendësojë pankinën shkodrane. Mediatikisht emrat kanë qenë të shumtë, nostalgjikë dhe aktualë në aktivitet. Gjithsesi duhet pritur deri në zyrtarizimin e trajnerit të ri.

Ndërkohë, mbrojtësi Renato Malota deklaron se skuadra po punon e qetë gjatë kësaj periudhe. Objektivi për t’u rikthyernë Superiore është thuajse i realizuar dhe vetëm matematika e mban ende të hapur garën. Në fakt edhe ekipet e tjera janë dorëzuar.

“Po stërvitemi rregullisht me Osjen dhe Lekiqin, të cilët ishin pjesë e stafit të Hasan Likës.  Largimi i tij nuk do ndikojë te skuadra. Ne kemi hyrë në rrugën drejt Kategorisë Superiore dhe ndeshjet në vazhdim do na konfirmojnë në krye të grupit”, deklaroi shkurtimisht Renato Malota për SportEkspres.com.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *