Trajneri i portierëve te Shënkolli: Kamza më hoqi padrejtësisht, e mund me tetë lojtarë!

0

Bujar Balliu

Dashnor Hasani, ish-trajneri i portierëve të Kamzës gjatë pjesës së parë të sezonit, u rikthye të shtunën e shkuar në Kamzë, jo si pjesë e saj, por si “kundërshtar” me ekipin mik të Shënkollit. Hasani, në përfundim të ndeshjes, festoi barazimin e marrë nga skuadra e tij e re, në mënyrën “alla Konte”, siç e përshkruan edhe në statusin e botuar prej tij në “facebook”, ai, festoi për shumë arsye, midis tyre, për nënën e tij e cila është ndarë nga jeta pak ditë më parë, dhe siç rrëfen Hasani, kur e kishin shkarkuar nga Kamza, nëna i kish thënë: “Dash mos bëj fjalë, më mirë lerja Zotit”…

STATUSI I PLOTË I HASANIT

Përse festova tip ‘alla-Konte’ në Kamëz? Festova se mënyra e largimit tim nga ekipi i Kamzës ishte rasti i parë në ‘botë’. Festova pasi nga Kamza nuk u largova për paaftësi profesionale, apo se thjeshtë duam të zëvendësojmë me një tjetër, por për inat të ‘shkuesit tim’. Festova pasi edhe rrogën e fundit që kisha bërë punën, bashkia nuk ma dha. Festova për Baftjar Devollin, pasi kur m’u komunikua largimi me një arsye banale në prani të 29-të vetëve, duke qenë pjesë e stafit të tij, nuk foli asnjë fjalë, duke qëndruar si një ‘konkubinë’ e zënë mat. Asnjë telefonatë nuk më bëri, pavarësisht se kishim shkuar shumë mirë, por thjesht uli kokën si ‘struci’ (E përkthyer në shqip do të thotë larg by**** time). Festova për nënën time, e cila nuk jeton më, që duke parë shqetësimin tim që më larguan në mënyrë të padrejtë, më tha: ‘Dash mos bëj fjalë, më mirë lërja Zotit’.

Falënderimi – “Falënderoj Baftjar Devollin për qëndrimin fanatik të lojës së tij, duke i rënë ‘fyellit’ në një vrimë, pasi loja e tij nuk prodhon gola dhe na e lehtësoi shumë fitoren, pasi edhe golin e barazimit e shënuam vetë në portën tonë. Skemën e tij, lojtarët tanë e dinin pa u nisur topi se ku do shkonte, madje dhe pleqtë dhe plakat e Shënkollit e dinin skemën e tij. Me gjithë ndihmën e gjyqtarit Breshani dhe me 10 lojtarë në fushë nuk u vumë në vështirësi”.

Falënderoj ‘Isa Boletinin’ e Shënkollit. Falënderoj tifozët e Shënkollit. Falënderoj të gjithë lojtarët dhe stafin e Shënkollit për shpirtin e lartë të garës dhe besimin në fitore. Falënderoj portierin, Danaj, i cili pavarësisht se bëri punën e tij, me të dhënat dhe aftësitë që ka, do e kishte zili çdo ekip i kategorisë superiore.

Ndihmë! Ish-kolegut tim Devolli i uroj që të mos largohet pas takimit me Shijakun, por të jetë i pranishëm në Shënkoll, me gjithë arbitrin Breshani, ku në Kamzë, me 10 lojtarë i morëm barazimin, e në Shënkoll, po erdhi me atë ‘fyell me një vrimë’, edhe me 8-t lojtarë do e mundim.

Ndjesë dhe respekt, të gjithë tifozëve të Kamzës, që disa më mirëkuptuan dhe pak nga ato jo. Unë tashmë jam pjesë e Shënkollit. Të gjithë lojtarëve të Kamzës, për të cilët kam respekt maksimal, pasi janë djem shumë të mirë dhe lojtarë të shkëlqyer. Ka ZOT, vetëm malet nuk takohen”, shkruan Hasani.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here