Trajneri i Olainkës me sinqeritet të madh: Kush ndalon Mesin nga ne, do jetë i pavdekshëm

Slavia e Pragës do të kalojë një mbrëmje të vështirë sot, teksa do të ketë përballë ekipin e Barcelonës, ndaj të cilëve do të luajë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Champions League. Këtë gjë e di më së miri edhe trajneri i klubit çek, Jindrich Trpisovsky, që nuk i ka kursyer fjalët e mira për katalanasit, e në veçanti për Mesin.

Në konferencën për shtyp Trpisovsky, njëkohësisht edhe trajneri i Peter Olainkës që do e nisë si titullar, ka thënë se kushdo që ndalë lojtarin argjentinas do të jetë i pavdekshëm dhe  do të futet në histori. Gjithashtu ka vlerësuar në maksimum sulmin e Barcelonës, duke u shprehur se ekipi spanjoll ka më tepër gola të shënuar se sa ka skuadra e tij ndeshje të luajtura.

“E pashë atë ndeshje të Barcelonës dhe Mesit kundër Viktoria Pëlzen. Mesi është një gjeni i futbollit dhe është një nga më të mirët në botë. Gjithashtu kam parë edhe se Barcelona ka shënuar më tepër gola se sa ne kemi ndeshje të luajtura. Ne kemi komentuar se cilido që ndal Mesin do të jetë i pavdekshëm dhe do të hyjë në histori”, ka deklaruar trajneri i Slavias së Pragës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *