Trajneri i Mladas: Dua fitore pa pësuar!

Trajneri i Mlada Boleslavit, Dushan Uhrin, një emër shumë i njohur në Çeki, e ka nisur mbarë aventurën te Mlada, duke kaluar Shamrok Rovers të Irlandës në turin e shkuar në Europa League. Megjithatë, në prag të ndeshjes kundër Skënderbeut Uhrin kërkon impenjim më të madh dhe ritëm tjetër: “Shamrok ishte më i fortë fizikisht, por Skënderbeu është më teknik, ka një skuadër më të pjekur sidomos në aspektin taktik. Kemi respekt për Skënderbeun, ka shkuar edhe në grupet e Europa League, e dimë që futbolli shqiptar ka rritje të konsiderueshme, por besoj se do ia dalim mbanë.

“Zëvendësi im ka marrë informacione të rëndësishme rreth Skënderbeut, ka folur edhe me Stanislav Levin, por tani Skënderbeu ka ndryshuar shumë, në krahasim me 5 vite më parë. Duhet të ushtrojmë presion konstant, duam rezultatin më të mirë të mundshëm, që do të thotë fitore pa pësuar gol. Dua ritëm loje më të lartë, ishim tepër të relaksuar ndaj Shamrokut, bëmë gabime në mbrojtje.

“Kemi marrë një sulmues të ri, Komleçenkan, por në sulm jemi në rregull, me Hramostën dhe Mebrahtun. Më shqetëson mbrojtja, aty kemi probleme. Hramosta ka pasur një dëmtim të lehtë, por është stërvitur dhe besojmë se do jetë gati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *