Trajneri i Kosovës U21 krenar: Kështu luftohet për atdheun

Trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka komentuar me entuziazëm barazimin kundër Gjermanisë, që sipas tij tregon se Kosova mund të synojë gjëra të rëndësishme, por nga ana tjetër duket kujdes nga euforia.

“Më gëzon fakti që nuk i kemi lënë të krijojnë shumë raste. Kemi luajtur pak të mbyllur, por Gjermani është kampion bote. Kemi mundur edhe t’i dënojmë, por na mungoi përvoja e lojërave ndërkombëtare. Jam shumë krenar me këtë ekip që e jep maksimumin, sepse kundërshtarët janë më të fortë. Mund ta mposhtim edhe Irlandën edhe Izraelin, sepse jemi teknikisht mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Vendi i dytë? Nuk e kam menduar, sepse Kosova është fillestare. Mirëpo, këta djem janë fenomenalë, kështu luftohet për shtet, prandaj gjithçka është e mundur”, deklaroi Prekazi për “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *