Trajneri i Korabit rinovon, klubi e falënderon edhe për rezultatet pozitive

Skuadra e Korabit po bën një sezon relativisht të mirë në Kategorinë e Parë të futbollit dhe paraqitjet pozitive të skuadrës kanë bërë që klubi nga Peshkopia të rinovojë me trajnerin. Korabi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Dorian Bubeqin, i cili ka pranuar ofertën e bërë nga drejtuesit për të vijuar bashkëpunimin deri në fund të sezonit.

Bubeqi do të jetë në krye të pankinës deri në maj të 2020 dhe klubi nuk ka ngurruar as ta falënderojë për rezultatet që ka marrë deri më tani këtë sezon.

Njoftimi i Korabit

“Sot ka rinovuar kontratën me Korabin trajneri Dorjan Bubeqi deri në Maj 2020. Në emër të klubit e falënderojmë për ecurinë dhe rezultatet e deri tanishme dhe i urojmë suksese në vijim”, njofton klubi i Korabit.

Trajneri Bubeqi duke nënshkruar kontratën e re

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *