Trajneri i Kamzës vjen me mesazh para ndeshjes me Skënderbeun

Kamza ka një ndeshje të vështirë këtë javë teksa do të ndeshet me Skënderbeun. Pas tre humbjes radhazi skuadra ne periferia e kryeqytetit mori një barazim në shtëpi me Flamurtarin, por niveli i lojës ishte mjaft i kënaqshëm.

Në Korçë do të jetë mjaft e vështirë, pasi do të ndeshen me kampionët në fuqi, të cilët edhe këtë edicion kanë pretendime madhore. Gjithsesi, trajneri Duro është besimplotë se skuadra e tij mund të marrë një rezultat pozitiv edhe në stadiumin “Skënderbeu”.

Ish-futbollisti kuqezi ka postuar pasditen e sotme një foto në profilin e tij në “Facebook” ku sërish thekson atë që të gjithë trajnerët duan: kohë. Duro shkruan mbi një foto ku është së bashku me skuadrën se gjërat e mira duna kohë. 40-vjeçari i drejton kamzalinjtë prej 5 ndeshjesh ku ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe tre humbje. Koha ka ecur dhe Kamza e tij do tentojë një rezultat pozitiv edhe në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *