Trajneri i Jang Bojs: E kam studiuar gjatë Skënderbeun, më vjen keq që nuk do jetë Seferi

Trajneri i Jang Bojs, Adolf Hyter, është shfaqur sot para medieve në Tiranë, për konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes kundër Skënderbeut, në program nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena”, për Ligën e Europës.

“Pres një ndeshje tërheqëse, sepse Skënderbeu është një skuadër e mirë, që arriti të fitonte me meritë ndaj Dinamos së Zagrebit. Edhe në Kiev Skënderbeu luajti një pjesë të parë shumë të mirë, tan luan në shtëpi dhe tifozët e ndihmojnë shumë, ndaj pres një ndeshje shumë të vështirë. Kemi barazuar në fushën tonë ndaj Partizanit, ndaj ashtu si Skënderbeu, duam edhe ne fitore me çdo kusht, pasi na shtohen shanset për kualifikim, u shpreh Hyter.

Trajneri i zviceranëve flet edhe për Taulant Seferin, i cili nuk do të jetë, për dëmtim: “Më vjen keq, dëshironte të ishte në ndeshje të tilla. Është një talent i madh, por ka pasur probleme të mëdha me dëmtimet, që po ia pengojnë karrierën. Na ka folur për Skënderbeun dhe Shqipërinë, por natyrisht kam parë edhe shumë video, pasi e rëndësishme është ta shoh vetë Skënderbeun në veprim. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar, shanset janë të barabarta dhe Skënderbeu mendoj se është në nivelin e Partizanit të Beogradit, me Dinamon e Kievit që është favorit për kualifikim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *