Trajneri i Interit ka rezerva për VAR-in: Nuk e kuptoj si e përdorin, nëse unë do të isha arbitër…

VAR-i ka shkaktuar shumë polemika në javët e fundit të kampionatit italian dhe Serisë A. Gjithçka kulmoi në përballjen mes Napolit dhe Atalantës, teksa në minutat e fundit sulmuesit të Ançelotit iu mohua një penallti dhe prej atij aksioni erdhi edhe barazimi i miqëve.

Rezerva për këtë teknologji në futboll ka edhe trajneri i Interit, Antonio Conte. Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri italian është shprehur se nuk ka qartësi për mënyrën sesi e përdorin VAR-in dhe se nëse do të ishte arbitër, do e linte veten në duar të teknologjisë.

“Nuk përdor njësoj dhe në të njëjtën mënyrë, lë vend për dyshime. Është shumë e rëndësishme përdorimi i VAR-it, sepse eliminon gabime të mëdha. Në vitin e shkuar ishte më shumë pozitiv, por nuk e kuptojmë saktësisht kriterin. Kjo është një situatë e qendrueshme dhe nuk është e qartë sesi e përdorin VAR-in. Nëse unë do të isha një arbitër dhe me mundësinë e VAR-it, atëherë do ta lija veten time në duart e teknologjisë. Kështu do të ndihesha më i qetë dhe gabimet e mia do të korigjoheshin”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/