Trajneri i Francës kërkon falje për incidentin: I kuptova shqiptarët, nuk duhej të ndodhte

0

Trajneri i Francës, Deshamp, ka kërkuar falje për atë që ndodhi para ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. Në atë të fitore me rezultatin 4-1, spikati edhe incidenti para ndeshjes.

Kështu organizatorët kanë ngatërruar himnin, duke i vendosur Shqipërisë notat muzikore të Andorrës. Deshamp ka kërkuar falje mbi incidentin e ndodhur, duke thënë se e ka kuptuar edhe vendimin e shqiptarëve.

“Turqia ende nuk është fshirë në kujtesën tonë, por ne kemi reaguar tashmë në Andorra. Ky sukses nuk do të kompensojë atë që ka ndodhur, pasi atëherë bëmë gjithçka të gabuar. Kundër Shqipërisë, i vendosëm gjërat ashtu si gjithmonë. Nuk e kisha frikën, pasi nuk ishim në qershor, por në shtator.

Sa i përket Ikone, e nisi debutimin me gol te Kombëtarja mes 80.000 tifozëve. Fillimi i mbarë për të. Unë kërkova falje te stoli teknik i Shqipërisë dhe te trajneri, presidenti ynë e bëri të njëjtën gjë. Ishte diçka që nuk duhej të ndodhte, por ndodhi. Unë e kuptova pozicionin e shqiptarëve. Unë përsëri kërkoj falje dhe është logjike që pritëm derisa shqiptarët mund të kishin himnin e tyre përpara asaj ndeshje”, ka thënë Deshamp. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.