Trajneri i Bosnjes: Uroj të mos ketë incidente si në Palermo!

0

“Në Shqipëri do të provojmë diçka ndryshe, kemi disa mungesa dhe na kthehen disa lojtarë, ndaj formacionin do ta vendos para ndeshjes. Mungesa e Pjaniçit? Për ne është shumë i rëndësishëm, por kemi disa elementë që mund të luajnë në atë rol dhe do të shoh edhe ata. Sigurisht, ky është test i rëndësishëm për të ardhmen, në përgatitje të ndeshjes me Greqinë, por ajo ndeshje është ende larg dhe prioritet është miqësorja e sotme, pasi kemi përballë një rival cilësor si Shqipëria, që po investon shumë në futboll dhe ka hedhur hapa të mëdhenj përpara”.

Trajneri i Bosnje Hercegovinës, Bazdareviç, në konferencën e djeshme për shtyp të dhënë në ambientet e stadiumit “Selman Stermasi”, ka folur për disa tema, duke prekur edhe situatën në skuadrën e tij, por sidomos teksa është pyetur për progresin e Shqipërisë dhe Bosnjes, në krahasim me përballjen e parë, në vitin 1995, tha: “Sigurisht që të dy skuadrat kanë bërë shumë progres. Shqipëria është një kundërshtar i fortë dhe dinjitoz. Sigurisht, do të jetë një test i bukur dhe shpresojmë që  atmosfera të jetë gjithashtu për t’u shijuar, ashtu sikurse atëherë. S’do të doja që të përsëriteshin incidentet që pamë në Palermo, në sfidën Itali-Shqipëri. Kemi ardhur këtu për të bërë çmos që edhe këto dy vende të lidhen mes tyre edhe më shumë. Kam studiuar Shqipërinë dhe futbollistët kuqezi, që luajnë edhe në ekipe të rëndësishme”.

Sakaq, i pyetur në lidhje me disiplinën, duke e lidhur me çështjen Xhaka te Shqipëria, ai “përplasi” grushtin në konferencë: “Sepse këtu ka shumë disiplinë. Kështu duhet të jetë kudo, në çdo kombëtare. Bëhet fjalë për grupin dhe kurrsesi për individët. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe të kenë disiplinë. Këtë kërkon futbolli”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here