Trajneri i Belgjikës shfryn me të madhe: Katastrofë! Nuk kemi një stadium ku të luhet Europiani

Belgjika ka arritur që të marrë vendin e parë në grupin e saj kualifikues, duke lënë mbrapa Rusinë dhe duke arritur Europianin. Sigurisht që kjo ishte mëse e pritshme nga djemtë e Martinez pasi kanë shumë yje në përbërjen e tyre.

Por trajneri ka shfryrë menjëherë pas fitores së fundit me rezultati 1-4 ndaj Rusisë, sa i përket investimeve për futbollin. Sipas Martinez është katastrofë që Belgjika nuk ka një stadium ku të presë një ndeshje të Europianit, ndërsa ka një nga brezat më të mirë.

“Ne do të vazhdojmë që të rritemi si skuadër dhe tani do të festojmë në Bruksel, me tifozët tanë. Është vërtet katastrofë që nuk mund ta luajmë një ndeshje të Europianit në Bruksel me një gjeneratë të madhe të futbollistëve”, ka thënë Martinez. /Sport Ekspres/