Trajneri e vuajti po aq sa ne padrejtësinë, Reja: Luajtëm mirë? Po për çfarë e do?

Padyshim që ajo humbja e Shqipërisë ndaj Turqisë në mbrëmjen e kaluar, ishte e pamerituar për kuqezinjë tanë. Gjithçka e bënë me përsosmëri, por rastet e panumërta të humbura në portën kundërshtare, sollën edhe gabimin fatal në minutat e fundit, duke humbur në shifrat 1-0.

Ka edhe humbje me dinjitet që pranohen në Shqipëri, por që fakteqësisht, dhembin më shumë. Një shije shumë të hidhur i ka lënë edhe vetë trajnerit të Shqipërisë, Reja, që para se të përgatitej për intervistën te “Supersport” i është shprehur gazetarit Egi Duro pas komplimentave për mënyrën e lojës: “Kemi luajtur mirë? Po për çfarë e do?”.

Pra edhe vetë trajneri e ka vuajtur shumë atë mënyrë të humbjes. Ndërkohë rënia e psikologjisë ndihej edhe te lojtarët e Kombëtares, që kërkonin ato tre pikë ndaj Turqisë të cilat në fund të fundit, do të ishin të merituara. Shqipëria është akomoduar në Moldavi, ndërsa mërzitja ishte e pranishme në fytyrën e lojtarëve. Vetëm Cikalleshi ka shqetësim për një dëmtim në gju, por pritet të jetë gati kundër Moldavisë. /Sport Ekspres/