Trajneri Abazaj largohet Pogradeci

0

Flet trajneri i cili mësoi faktin që nuk do

të ishte më pjesë e skuadrës nga gazeta “Sport Ekspres”

 

Ardjan Abazaj është nga ata trajnerë të rinj ku ka spikatur në drejtimi e ekipit të parë dhe “zbulimit” të shumë lojtarëve të talentuar vendas duke i afruar nga moshat dhe duke iu besuar edhe një fanellë titullari madje. Sezoni i vjetshëm padyshim ka qenë ndër më të vështirët sepse siç e thotë edhe Abazaj. Por, Abazaj i ciki e drejtoi ekipin për katër sezone nuk do të jetë më në krye të ekipit dhe lajmin për zëvendësimin e tij e ka mësuar vetëm dje nëpërmjet “Sport Ekspres”.

“Vjen një ditë që nuk je më në një detyrë apo në një post të caktuar. Por unë dua t’i uroj suksese drejtuesve të rinj dhe si pogradecarë si ish-lojtarë i kësaj skuadre apo dhe trajnerë dua që ta shoh sa më lartë kushdo që ta drejtojë. Unë kam punuar katër vite mes të mirave dhe vështirësive sepse dihet si është futbolli në Shqipëri e aq më tepër në Kategorinë e Parë.

Megjithatë dua të jem mirënjohës për ish-kryebashkiakun dhe presidentin Artan Shkëmbi, një njeri me zemër të madhe që jo vetëm në futboll por edhe në infrastrukturë u përpoq të ndryshonte fytyrën e qytetit tonë. Dua të falënderoj edhe stafet me të cilët unë kam punuar si dhe kolegët e mi në skuadrat e moshave. Por një përshëndetje ekstra dhe u jam mirënjohës përjetë tifozëve tanë të zjarrtë.

Ata kanë qenë aleati ynë në ditë të mira dhe të vështira por sidomos në sezoni e shkuar ku në fund të tij kaluam shumë vështirësi. Megjithatë të vetëm dhe me shumë faktorë kundra ja dolëm. I uroj suksese Pogradecit”, ka mbyllur Abazaj, i cili është në pritje të ofertave ngha klube të tjera.

4

Sezone ka qëndruar Abazaj në krye të skuadrës së Pogradecit, duke bërë që nga ky ekip të dalin shumë lojtarë të rinj cilësorë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.