Trajner i Kosovës U21 i sinqertë: Nuk e doja Shqipërinë në grup, le të fitojë më i miri

0

Kosova me Shqipërinë do të takohen në fushën e lojës, por si kundërshtarë, teksa Shpresat e tyre do të ndeshen në datën 15 tetor për kualifikueset e Europianit. Mbi këtë përballje ka folur ditën e sotme edhe trajneri i dardanëve. Rafet Prekazi, që shprehet se nuk ka dashur që të jetë në të njëjtin grup me Shqipërinë, por gjithsesi ekipi i tij duhet të bëjë më të mirën dhe ta shohë këtë ndeshje si gjithë të tjerat. Trajneri i Kosovës U21 shton gjithashtu se nuk ka ndarje mes nesh.

“Kjo do të jetë një ndeshje si të gjitha tjera. Sido që të jetë edhe në këtë ndeshje do të shkojmë të luajmë me krenari për këtë shtet dhe me përgjegjësi të madhe. Kur Shqipëria shkoi në Kampionatin Evropian 9 lojtarë kanë qenë me prejardhje nga Kosova dhe të gjithë jemi gëzuar bashkërisht.

Pra, nuk ka ndarje mes nesh. Futbolli është futboll. Personalisht nuk kam dashur që të jemi në të njëjtin grup me Shqipërinë, por tani duhet të japim më të mirën në fushë. Le të fitojë ai që e ka ditën dhe të jetë lojë korrekte. Mendoj se Kosova me paraqitjet që po bën dhe me kualitetin që ka do të jetë një mini-Kroaci”, ka thënë Prekazi./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.