Trajektorja e çuditshme e trajnerit të Kukësit, vitet e fundit plot zhgënjime

Trajneri i ri i Kukësit, Peter Pakult, ka qenë një futbollist i njohur i kombëtares austriake ndërsa në Shqipëri njihet për periudhën kur drejtonte Rapidin e Vjenës, në fund të dekadës së shkuar, sepse drejtonte Salihin dhe gjithashtu u ndesh në Kupën UEFA me Vllazninë.

Megjithatë, pas Rapidit nuk është se karriera e trajnerit austriak ka ecur mbarë.

Një vit të Ri Lajpcig, në kategorinë e katërt gjermane, pa u ngjitur dot në Ligën 3, që ishte një dështim po të kujtohet që te Lajpcigu kishin nisur investimet e Red Bullit.

Në vitin 2015 siguroi mbijetesën të Floridsdorfer AC në Austri, por e nisi sezonin pasardhës me një rekord prej 10 humbjesh rresht në kampionat, çka i kushtoi vendin e punës.

Në tetor 2015 mori drejtimin e Zavrç, në Slloveni, por iku pas vetëm nje ndeshjeje në drejtim.

Te Cibalia në Kroaci Pakult drejtoi 5 ndeshje dhe sërish humbi vendin e punës, vjet në pranverë.

Në korrik të këtij viti Pakult mori drejtimin e Radniçki Nish në Serbi, ku e nisi mbarë, por në shtator u largua, duke shpjeguar për mediat në Austri: “Çdo ditë ishte si një cirk. Drejtuesit e klubit dëshironin të dinin çdo gjë dhe të vendosnin edhe për formacionin, ishte një terror psikologjik i vazhdueshëm ndaj meje dhe nuk mund të vazhdoja”.

Tani të Kukësi, do të detyrohet të mësohet me mbledhjet e përjavshme dhe ndonjë të bërtitur nga Safet Gjici, por nuk është asgjë, pasi presidenti i Kukësit nuk ushtron presion për ndërtimin e formacionit dhe është korrekt në aspektin financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *