Tragjikomike, Mesi e Nejmar jashtë finales së Ligës së Kampioneve?

0

Barcelona u mund 4-0 nga PSG-ja në vajtjen e 1/8-ave të finaleve në Ligën e Kampioneve dhe ka një detyrë thuajse të pamundur në ndeshjen e kthimit, por ndërkohë iu dashka të shqetësohet dhe për finalen e Ligës së Kampioneve, nëse mbërrin aty këtë sezon.

Kjo për faktin se yjet e saj Lionel Mesi e Nejmar mund të mos lejohen të luajnë, duke qenë se finalja zhvillohet në Kardif të Uellsit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, ka bërë publik shqetësimin se dy futbollistët e famshëm mund të mos lejohen të hyjnë në Britaninë e Madhe, për shkak të problemeve gjyqësore për evazion fiskal.

Më herët, edhe mbrojtësi i PSG-së Serzh Orie nuk u lejua të hynte në Britani, për shkak se kishte pezull një çështje për agresion.

Gjithsesi, halli i Çeferinit nuk është ende halli i Barcelonës: të kalojnë PSG-në një herë, pastaj flasim!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image