Tragjedi në sportin britanik, kampionia e Snowboard vdes ditën e 18-vjetorit të lindjes

0

Një ndër sportistet me të talentuara britanike në sportin e snowboard-it, Eli Sauter, ka vdekur dje, në ditën kur festonte ditëlindjen e 18-të të saj.

Lajmin e ka bërë publik i ati i sportistes, Toni Sauter, i cili me një postim në Facebook i ka dhënë lamtumirën vajzës së tij: “Kjo botë mizore ma mori shpirtin tim binjak në ditëlindjen e saj të 18-të. Isha kaq krenar për vajzën e bukur që ishte bërë. Eli, do të më mungosh më shumë se ç’do mund ta imagjinoje. Prehu në paqe, kampione e vogël!”.

Sauter fitoi medaljen e bronzit në Lojrat Olimpike për të rinj vitin e shkuar në Erzurum të Turqisë dhe ishte një ndër shpresat e mëdha të Britanisë së Madhe në sportet dimërore, duke u përgatitur për Lojrat Olimpike 2022, ku do të përfaqësonte Britaninë e Madhe.

Për momentin nuk janë dhënë detaje për arsyet e ndarjes nga jeta të sportistes, e cila ishte në Britani dhe muajin e ardhshëm do të shkonte në Zelandën e Re për një kompeticion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.