Tragjedi në Nigeri gjatë Junajtid-Anderleht

0

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Nigeri, në qytetin Kalabar. Një grup tifozësh po ndiqnin ndeshjen Mançester Junajtid-Anderleht, të gjithë tifozë të klubit anglez, kur një kabëll elektrik u këput dhe shkarkesa e fuqishme elektrike preku tifozët.

Autoritetet kanë deklaruar se deri tani janë 7 personat që kanë humbur jetën, por flitet për një numër më të madh, deri në 30 të tillë, përveçse shumë të plagosurve, në kushte të rënda.

Mançester Junajtid u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here