Tradhti totale, vetëm tre lojtarë e përshëndetën Ançelotin pas largimit

Vazhdon të krijojë debate pa fund largimi i Karlo Ançelotit nga Bajerni i Mynihut. Trajneri italian u pushua nga puna pas humbjes në Paris, ndërsa pas largimit të tij presidenti Uli Hënes zbuloi se Ançeloti kishte kundër 5 emra të rëndësishëm të ekipit.

Megjithatë, duket se ndarja mes Ançelotit dhe skuadrës ka qenë e thellë, duke parë çfarë ka ndodhur në orët pas largimit të trajnerit italian.

Lojtarët e Bajernit, që zakonisht janë shumë aktivë në rrjetet sociale, duke postuar gjithçka, nuk kanë postuar një mesazh përshëndetës, qoftë edhe sa për sy e faqe. Heshtje totale, nga frika apo nga mungesa e keqardhjes për Ançelotin, i cili nga ana e vet i përshëndeti të gjithë.

Në fakt, ka pasur vetëm tre lojtarë që e përshëndetën dhe i uruan fat trajnerit. Si për koincidencë, janë tre latinë dhe të gjithë e përshëndetën trajnerin në spanjisht. Arturo Vidal, Tiago Alkantara dhe Havi Martinez kanë përdorur rrjetet sociale për t’i uruar fat në të ardhmen Ançelotit. Sinjal i qartë që te Bajerni skuadra është e ndarë në grupime?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *