“Tradhtari” Perishiç i “djeg” 140 mijë sterlina një bastvënësi

A mund të pasurohesh duke vendosur bast vetëm një sterlinë? Pse jo, ka plot njerëz që fitojnë shumë të mëdha, apo i shkojnë shumë pranë, duke luajtur 10-15 ndeshje në një skedinë, me një investim minimal.
Megjithatë, basti i vendosur nga një anglez është i pabesueshëm dhe në fund do të ishte shpallur fitues, nëse do ta kishte ndihmuar edhe Perisiç.

Bastvënësi Mark Morrison postoi në Tëitter bastin e tij me një sterlinë: “De Brujne gol nga jashtë zone kundër Brazilit, Grizman gola nga jashtë zone kundër Uruguait, Meguair gol me kokë kundër Suedisë dhe në fund, Perishiç gol nga jashtë zone kundër Rusisë”.

Mesfushori kroat goditi shtyllën në shtesë, por ishte brenda zone gjithsesi, ndërsa nuk mundi ta gjente golin në 90 minuta, duke i hequr bastvënësit plot 140 mijë sterlina!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *