“Tradhtari” Mërgim Brahimi lë Zvicrën për kampionatin grek

Mërgim Brahimi para disa vitesh ishte një talent i madh, Grasshopers po e aktivizonte në ekipin  e parë dhe Shqipëria ia doli ta bindte të luante për në.

Një miqësore, disa ndeshje me U-21 dhe Brahimi na la në baltë, zgjodhi të luante për Zvicrën.

I shkoi ters, pas disa ndeshjesh me U-21 të Zvicrës karriera e tij ngeci, përfundoi në Zvicër 2 dhe me pas kthimi te Grasshopers nuk ishte si ëndërronte.

Tani, në moshën 25-vjeçare, Brahimi e ka kuptuar se e nuk ka të ardhme në Zvicër dhe ka shkuar në Greqi. Do të luajë për Panioniosin, duke u prezantuar sot. Do të luajë në një ekip me Durmishajn, ndoshta duke vajtuar, zgjedhjen e gabuar të disa viteve më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *