“Tradhtari” Malkom shënon, por Roma fundos Barcelonën 2

Vetëm një javë pasi tradhtoi Romën për të shkuar te Barcelona, Malkom shënon pikërisht kundër verdhekuqve, por në Dallas përfundoi 4-2 për italianët.

Në një ndeshje ku Barcelona ishte pa shumë yje, dukej se Roma do ta kishte të lehtë, por që në minutën e gjashtë Rafinja gjeti golin dhe në 45 minutat e para Barcelona dominoi, duke luajtur futbollin e saj të zakonshëm. Gjithsesi, në minutën e 35-të El Sharaui ktheu ekuilibrin.

Sapo nisi pjesa e dytë, Malkom shënoi golin që me siguri ka tërbuar tifozët e Romës, por më pas ndërrimet e shumta dobësuan Barcelonën dhe Roma e pati shumë të lehtë ndaj të rinjve blaugrana, duke shënuar me Florencin, Kristanten dhe Perotin në harkun e 8 minutave.

BARCELLONA-ROMA 2-4

Shënues: 6′ Rafinha (B), 35′ El Shaaraëy (R), 49′ Malcom (B), 78′ Florenzi (R), 83′ Cristante (R), 86′ rig. Perotti (R)

Barcelona (4-3-3): Cillessen; Semedo (64′ Cuenca), Marlon (46′ Brandariz), Lenglet (64′ Palencia), Cucurella (46′ Paco Alcacer); Sergi Roberto (46′ Monchu), Arthur (46′ Puig), Rafinha (64′ Collado); Aleix Vidal (46′ Ballou), Munir (46′ Ruiz), Malcom (63′ Perez). All: Valverde

Roma (4-3-3): Olsen (46′ Mirante); Florenzi, Manolas (62′ Juan Jesus), Marcano (76′ Fazio), Santon (61′ Cristante); Lo. Pellegrini (63′ Lu. Pellegrini), De Rossi (66′ Pastore), Strootman (62′ Schick); Kluivert (62′ Perotti), Dzeko (68′ Gonalons), El Shaaraëy (76′ Kolarov). All: Di Francesco

Kartonë të verdhë: 27′ Lo. Pellegrini (R), 37′ Aleix Vidal (B), 37′ Manolas (R)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *