Tradhtari i vitit zyrtarizohet te Reali i Madridit

Ishte paralajmëruar me kohë dhe sot është bërë zyrtare: Reali i ka rrëmbyer Atletikos mbrojtësin e majtë Teo Hernandez.

Futbollisti 19-vjeçar, i cili është rritur tek Atletiko, verën e shkuar kaloi në huazim te Alaveshi, pa debutuar ende në Primera.

Në Alavesh Teo ka mahnitur të gjithë, titullar çdo ndeshje, rendiment fantastik dhe tashmë ka siguruar kalimin te Reali, që do të paguajë rreth 25 milionë euro, sipas klauzolës për prishjen e kontratës.

Një goditje që me siguri ka tërbuar Atletikon, por Teo e paska në gjak tradhtinë, sepse para disa javësh braktisi edhe Francën, ku kishte luajtur në grupmosha deri te 21-vjeçarët, duke deklaruar se tani preferon të përfaqësojë Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *