Toti lë Romën pas 30 vitesh: Do preferoja më mirë të kisha vdekur!

0

Françesko Toti largohet nga Roma pas plot 30 viteve, ose më mirë të themi një jetë si verdhekuq. Ish-kapiteni dhe legjenda romaniste përmes një konference ka njoftuar lagimin, ku është shprehur edhe pse ishte vendim i vështirë ishte e drejtë.

Ndërkohë në lidhje me një rikthim të mundshëm, Toti nuk e përjashtoi diçka të tillë. Legjenda gjithashtu shtoi se të lësh Romën është sikur të vdesësh dhe se do të preferonte më mirë të vdiste.

“Nëse do të rikthehem te Roma, mund të jetë me pronar të rinj. Mbi të gjitha, në rast se pronarët e rinj kanë besim tek unë do të ishte e mrekullueshme. Ajo që mund të them është që kurrë nuk do ta lëndoj Romën. Kjo është shumë herë më e vështirë se sa të tërhiqesha si lojtar. Të lësh Romën është si të vdesësh. Do të ndihesha më mirë nëse do të kisha vdekur.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.