Toti dhe letra prekëse drejtuar Bufonit: Në filmat tanë përkatës, ne të dy e patëm një rol

0

Një letër e hapur për Bufonin. Kush mund ta kishte këtë të drejtë dhe privilegj më shumë se Françesko Toti? Shokë skuadre dhe kampionë bote në 2006, kundërshtarë të jashtëzakonshëm në fushë, respekt maksimal, moshë e njëjtë, ndjesi identike në harkun e një viti.

Ish-kapiteni i Romës e kupton mirë si ndihet Bufon dhe nëpërmjet Gazzetta dello Sport i ka shkruar një letër, ku kujton dekadat e fundit së bashku dhe i jep ndonjë këshillë miqësore.

LETRA E TOTIT

“Jam ndjerë gjithnjë komod në role të kundërta: unë që nuk shkëputesha dot kurrë nga fanella ime, ti që provoje gjithmonë të më transmetoje nacionalitetin tënd. Për mua ishte e vështirë, shpesh stërmunduese, për ta mbyllur “rrethin”. Tani që i ke dhënë lamtumirën Juventusit, i dashur Xhixhi, ndihem përsëri i pushtuar nga ndjenjat e 12 muajve më parë. Nuk mund të të them se çfarë do të ndjesh nesër, në stadiumin tënd. Unë nuk e di edhe se çfarë do të kesh në kokë në orët e ardhshme, kur të vendosësh nëse do të vazhdosh, apo ta lësh futbollin. Gjithkush i përpunon gjërat në mënyrën e vet.

Megjithatë, jam i sigurt se këto ditë do të të ndodhë që ta kthesh prapa shiritin e karrierës tënde. Dhe është e bukur kur e mendon se në filmat tanë përkatës, ne të dy e patëm një rol. U hasëm që fëmijë, duke u bërë pak nga pak kapitenë dhe burra. Kemi mbrojtur të njëjtën fanellë, atë të kaltër. Dhe kemi luftuar për lëkurën tonë të dytë: unë atë verdhekuqe dhe ti atë bardhezi. E kam të vështirë të rikujtoj gjithçka në rendin e duhur, por vorbulla e krijuar është nga ato që të merr përpara: shoh netët e Botërorëve, Kupa në qiellin e Berlinit, përqafimet tona; i përziej me ndonjë penallti në formë “luge” dhe disa gola që të kam bërë… dhe ndonjë pritje që edhe mund të mos e kryeje! Dhe të them faleminderit, për kundërshtarin dhe shokun që ke qenë.

P.S. Nëse në ditët e ardhshme do kesh nevojë për ndonjë këshillë, më bëj një zile. Do jem gjithnjë aty, për ty”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.