Totenhemi vë në shitje mbrojtësin, Junajtid vihet në lëvizje

Marrëdhëniet mes klubit të Totenhemit dhe qendërmbrojtësit Tobi Aldervereld janë tensionuar shumë gjatë muajve të fundit pas refuzimeve të njëpasnjëshme që belgu i ka bërë ofertave të “Gjelave” për një rinovim.

Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit londinez janë dorëzuar dhe kanë vendosur që ta hedhin në treg 29-vjeçarin, i cili është i kontraktuar me Totenhemit deri në fund të sezonit të ardhshëm. Destinacioni më i mundshëm për Aldervereldin është Mançester Junajtid.

Zhoze Murinjo e shikon shtatlartin belg si parterin ideal te Erik Beilit në qendër të mbrojtjes së “Djajve të Kuq”, por për të blerë kartonin e 29-vjeçarit do duhet që në Mançester të kolliten. Numri 1 i Totenhemit njihet si një biznesmen, i cili ka çmime shumë të kripura dhe Junajtid vështirë se mund të arrijë një marrëveshje pa shpenzuar të paktën 40 milionë paundë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *