Totenhemi nuk i ndahet Çelsit, edhe Arsenali shpëton në fund

0

Totenhemi i është përgjigjur 24 orë më pas Çelsit, duke fituar në transfertë përballë Kristal Palasit 1-0 në një ndeshje shumë të vështirë. “Gjelave” u ka mjaftuar një gol i shënuar nga Eriksen 12 minuta nga fundi për të kthyer përsëri diferencën prej 4 pikësh me ekipin e Kontes.  Nga ana e vet, edhe Arsenali ka vijuar të mbajë gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampioneve, duke fituar me vështirësi përballë Lesterit 1-0 me një autogol nga Robert Huth 4 minuta nga fundi i ndeshjes.

Totenhami cinik – I gjithë presioni ishte mbi Totenhamin, pas suksesit të Çelsit. Por skuadra e Poçetinos nuk ka gabuar, ndonëse suksesi ka qenë shumë i vështirë. Totenhami ndonëse ka provuar të kontrollojë lojën, në pjesën më të madhe të saj ka hasur vështirësi për të krijuar raste të pastra shënimi. Londinezët janë treguar cinikë në momentin e duhur, duke thyer rezistencën e vendasve në minutën e 78-të kur Kristian Eriksen ka shënuar golin e vetëm të takimit me një gjuajtje të shkëlqyer. Një fitore e madhe për Totenhamin, që vazhdon të mbajë gjallë garën për titullin me 5 takime nga fundi.

Arsenali në frymën e fundit – Në veri të Londrës, për pjesën më të madhe të kohës është dukur nga ato mbrëmjet e zymta për Arsenalin. Por fati nuk i ka braktisur këtë herë. Atëherë kur një pjesë e tifozëve të Arsenalit kishin nisur të linin vendet e tyre, një gjuajtje e Monreal dhe e devijuar nga Huth ka përfunduar në rrjetë që vlen flori për ekipin e Vengerit, pasi mbetet ende në valle për ta mbyllur sezonin mes 4 vendeve të para që do t’i garantonte një vend në Champions në sezonin e ri.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here