Totenhemi, “mbreti” i Botërorit

Pa diskutim që vëmendja e gjithë opinionit sportiv këtë muaj është te Kupa e Botës.

Kur në lojë kanë mbetur vetëm 4 skuadra tani të gjithë nisin dhe analizojnë skuadrat. Belgjika, Kroacia, Anglia dhe Franca nuk janë më kot në këtë fazë të Botërorit, pasi në përbërje kanë shumë cilësi. Pjesa më e madhe e lojtarëve të këtyre skuadrave luajnë në ligat më të mëdha, si Premier League, Seria A, La Liga, Bundesliga apo dhe Ligue 1.

Po kush është skuadra kampione dhe liga kampione që përfaqësohet me më shumë futbollistë në këtë turne? Sa i përket Premier League është brenda pritshmërive kur thuhet se mban vendin e parë për kampionatin që ka më shumë përfaqësues, skuadra që ka më shumë lojtarë në Kupën e Botës është Totenhami. Besojeni ose jo, por janë plot 9 futbollistë që luajnë me “Spurs” dhe që kërkojnë finalen në Kupën e Botës. Pas Totenhemit vijnë paralelisht 3 skuadra të tjera angleze, me Mançester Sitin, Çelsin dhe Mançhester Junajtitd që kanë nga 7 lojtarë secila që presin gjysmëfinalet. Po ashtu nga kampionati anglez edhe Liverpuli ka 3 lojtarë si dhe Leister Siti përfaqësohet nga dy futbollistë. E paimagjinueshme, por 5 vendet e para të edicionit të fundit në Angli kanë plot 33 futbollistë në Rusi.

La Liga është kampionati i dytë që ka më shumë futbollistë në Botëror, pasi Barcelona ka 4 lojtarë dhe Atletiko Madrid e Real Madrid kanë nga 3 futbollistë, në total 10 lojtarë.
Franca po ashtu ka mjaft lojtarë në këtë Kupë Bote, pasi PSG ka 4 futbollistë dhe Marseja ka 3.

Më poshtë renditet Seria A që ngushëllohet me vetëm 2 futbollistë të Juventusit, për të shkuar në fund te Bundesliga që ka po ashtu 2 futbollistë, 1 të Bajernit dhe 1 të Shtutgardit.

 

SKUADRAT

Totenhem – 9 lojtarë

Mançester Siti – 7 lojtarë

Mançester Junajtit – 7 lojtarë

Çelsi – 7 lojtarë

PSG – 4 lojtarë

Barcelona – 4 lojtarë

Liverpul – 3 lojtarë

Real Madrid – 3 lojtarë

Atletiko Madrid – 3 lojtarë

Marseja – 3 lojtarë

Juventus – 3 dhe Inter – 2

Bajern – 1 dhe Shtutgart – 1

LIGAT

Premier League – 35 lojtarë

La Liga – 10 lojtarë

Ligue 1 – 7 lojtarë

Seria A – 4 lojtarë

Bundesliga 2 lojtarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *