Totenhemi ende pa stadium dhe me borxh të frikshëm

Në Londër mezi po e presin stadiumin e ri të Totenhemit. Impianti do të mbajë të njëjtin emër me atë të vjetrin “White Hart Lane”. Por, kosto e ndërtimit dhe vonesat në realizimin e projektit po bëhen një dhimbje koke për drejtuesit e “Gjelave”.

Fillimisht stadiumi i ri pritej të kushtonte rreth 500 milionë €. Me kalimin e kohës kjo shifër filloi të ngrihej pak e nga pak, ndërsa tani ekspertët e llogarisin koston përfundimtare të stadiumit në një vlerë prej 1 miliard €. Shifër kjo që pritet të ndikojë për shumë vite në politikën e merkatos të klubit londinez, madje shenjat e para po duken, “Gjelat” u bënë klubi i parë në historinë e Premier Ligës që nuk kryen qoftë edhe një blerje gjatë kësaj vere.

Problematik tjetër ësthë dhe vonesa e punimeve, që i ka detyruar të lidhin një kontratë të re qiraje për “Wembley”-in, por edhe aty ka një kleçkë. Më datë 28 tetor Totenhemi pret Sitin, megjithatë po në atë datë “Wembley” është i prenotuar nga “NFL” për një ndeshje të futbolli amerikan, ndërsa stadiumi i ri ka pak gjasa të jetë gati. Sikur të mos mjaftonte kjo federata angleze nuk lejon përdorimin e tre stadiumeve në një sezon, pra kemi të bëjmë edhe me një “ngërç ligjor”, përveç se atij logjistik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *