Totenhem triumfon në derbi, Riçarlison nuk ndalet së shënuari

0

Janë mbyllur ndeshjet e ditës së sotme në Premier Ligë. Mbas barazimit pa gola midis Kardifit dhe Njukasëllit, ndeshje që u zhvillua në orën 13:30, sfidat e pasdites kanë prodhuar gola.

Totenhemi ka mposhtur Fulhemin me rezultatin 3-1. Lukas Moura, Tripier dhe i zakonshmi Herri Kejn ishin autorët e golave për ekipin e Poketinos, ndërkohë që Mitroviç barazoi përkohësisht rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Kjo fitore e ngjit Totenhemin në vendin e parë, që e ndan me ekipin e Buremuthit, që ka fituar në transfertë përballë Uest Hemit me rezultatin 1-2.

Evertoni arrin fitoren e parë, duke triumfuar me rezultatin 2-1 përballë Southemptonit. Fitore në shtëpi dhe për Lesterin, që mposht 2-0 ekipin e Uolves. Karton i kuq për Xhimi Vardin, i cili do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

Në orën 18:30 zhvillohet dhe derbi i Londrës, ku Çelsi pret Arsenalin. Debutim në “Stamford Bridge” për Mauricio Sarrin, i cili kërkon fitoren e dytë rresht.

  Moura 43’  Totenhnem ( 1 ) – 0 Fulhem

Mitroviç 52’ Totenhem 1 – ( 1 )

Tripier 74’  Totenhem ( 2 ) – 1 Fulhem

Uallkot 15’  Everton ( 1 ) – 0  Sauthempton

Riçarlison 31’  Everton ( 2 ) – 0  Sauthempton

Ings 54’ Everton  2  – ( 1 )  Sauthempton

 

 

Kardif – Njukasëll 0-0

Everton – Sauthempton 2-1

Lester – Uolves 2-0

Totenhem – Fulhem 3-1

Uest Hem – Boremuth 1-2

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.