Totenhem pranë një goditjeje, plotëson mesfushën perfekte

Totenhem dëshiron me patjetër të plotësojë mesfushën me lojtarë të klasit të lartë. Xhovani Lo Çelso është objektivi i radhës për Poçetinon, pas ardhjes së Ndombele nga Lioni. Mesfushori ka bërë paraqitje spektakolare më Betisin, duke u renditur në mesfushorët më të mirë të La Ligas.
Ishte pjesë e rëndësishme e Argjentinës në Kupën e Amerikës. Betis ka në plan të fitojë sa më shumë të ardhura nga latini. Andaluzët kanë fiksuar një çmim prej 75 milionë eurosh për 23-vjeçarin. Duhet të themi se spanjollët e morën nga Parisi për 22 milionë euro, më këto të fundit që gëzojnë 20% të kartonit të tij.

Ardhja e mundshme e Fekir nga Lioni në Betis, do i hapte menjëherë rrugën argjentinasit për t’u bashkuar me nënkampionët e Evropës. Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Në lidhje me çmimin e lojtarit, “Spurs” do mundohen ta ulin sa më shumë, megjithëse financat e klubit janë mjaft mirë.

Lo Celso me fanellën e Argjentinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *